Dr Michael Groff, Karenna Groff, Dr Joy Saini dhe James Santoro

Bota

Aksident i rëndë ajror në Nju Jork, ish-futbollistja ndërron jetë së bashku me familjen

14 Prill, 12:04| Përditesimi: 14 Prill, 12:11

  • Share

Një ish-futbolliste ka vdekur së bashku me anëtarët e familjes së saj pas një aksidenti ajror në Nju Jork.

Mitsubishi MU-2B me dy motorë u rrëzua pak pas mesditës të së shtunës në një fushë me baltë në Copake, pranë kufirit të Massachusetts, duke vrarë të gjashtë personat në bord.

Karenna Groff, ishte një ish-futbolliste e MIT (Instituti i Teknologjisë në Masachusetts), e cila u emërua gruaja e vitit NCAA (Shoqata Kombëtare e Atletikës Kolegjiale) 2022, sipas Sky News.

Babai i saj neuroshkencëtar, Dr Michael Groff, nëna e saj, Dr Joy Saini, një urogjinekologe, dhe vëllai i saj, Jared Groff, ndërruan jetë gjithashtu.

Ndërkohë i dashuri i Karenna Groff, James Santoro dhe partnerja e Jared Groff, Alexia Couyutas Duarte, ishin viktima të aksidentit.

Ata hipën në avionin privat të Michael Groff-it në aeroportin e Westchester County në White Plains të shtunën në mëngjes për të fluturuar në aeroportin e Columbia County.

Por avioni u rrëzua rreth 10 milje në jug, tha zyrtari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), Todd Inman.

Pak para se avioni të rrëzohej, piloti kishte transmetuar me radio kontrollin e trafikut ajror në aeroportin e Columbia County për të thënë se kishte humbur afrimin fillestar dhe kishte kërkuar një plan të ri afrimi, tha ai.

Hetuesit morën video të sekondave të fundit të fluturimit, e cila “duket se tregon se avioni ishte i paprekur dhe u rrëzua me një shpejtësi të lartë zbritjeje në tokë,” shtoi ai.

Një raport i plotë aksidenti mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj për t’u përfunduar.

Kjo vjen disa ditë pasi një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, u vranë pas përplasjes së helikopterit në lumin Hudson të enjten.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?