Aksident i rëndë brenda tunelit të Elbasanit, plagosen 2 drejtuesit e mjeteve e nisen drejt Traumës! Bllokohet qarkullimi (VIDEO)

24 Dhjetor 2020, 12:30| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 15:32

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme brenda tunelit të Elbasanit. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë janë plagosur drejtuesit e mjeteve.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës ku policia njoftoi se janë jashtë rrezikut për jetën. Ky aksident ka shkaktuar radhë të gjata makinash për më shumë se 1 orë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, një prej makinave ka pësuar dëmtime të shumta teksa shihen pjesë të mjetit në tokë. Ndërsa makina tjetër nuk ka pësuar shumë dëmtime.

"Me date 24.12.2020, rreth orës  12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy  drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Aksi Tiranë-Elbasan dhe sidomos në afërsi të tunelit është një burim aksidentesh ku shumë persona kanë humbur jetën. Vetëm 3 muaj më parë, në këtë aks humbën jetën 2 vajza dhe 2 të tjera u plagosën.

Të katërta kanë qenë brenda një makine derisa një tjetër mjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.  Gjithashtu brenda tunelit 1 vit më parë humbi jetën në një aksident tragjik vëllai i deputetes Blerina Gjylameti, Elton Macolli.

Një nga makinat e aksidentuara

Ora 13:12
Aksidenti i frikshëm në tunelin e Elbasanit, ja pamjet e makinave të përfshira

Këto janë pamjet nga aksidenti i frikshëm i regjistruar pasditen e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan.

Nga pamjet, një prej makinave duket se është copëtuar si pasojë e përplasje.

Ndërsa makina tjetër duket se nuk ka pësuar shumë dëmtime.

Makinat e aksidentuar
E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Instagrami: 24/12/2020 16:14

    Ato Videot me 300 Km/h qe hedhin ne Instagram ne Tunelin e Elbasanit behen edhe perplasin ndonje Hallexhi me Makine te thjeshte Duhen Sisteme Radaresh Fikse(pa Polic) sidomos ne Pjeset e Drejta ne Tirane-Durres, Rrugen E Kombit, Tiran-Elbasan pastaj ta shohin sa shpejt ecin

    Përgjigju
  • Genci: 24/12/2020 16:08

    Une cuditem si mund te besh aksident ne nje segment bosh me dy korsi. Vetem nese ben gara, parakalon e godet qellimisht mjetin tjeter. Edhe tek unaza e madhe zona selites, ky muhabet. Mungon kultura rrugore.

    Përgjigju
    • Likja: 24/12/2020 18:05

      Fix e lale e ke then...

  • vironi: 24/12/2020 14:38

    Si tuneli i Krrabes dhe ai i Kukesit jane te frikshem. Eshte turp per ato kompani qe i monotirojne dhe nuk veprojne, me sa duket i marin leket kot. Ne cdo dalje te ketyre tuneleve duhet te kete patrulla policie te cilat duhet te marin informacion nga kete kompani fantazem dhe te procedohen te gjith ata qe shkelin regullat brenda tunelit. Vetem keshtu marin vesh derrat shofera qe te marin ne qafe sepse ti mund te jesh ne regull por nuk di si eshte ai qe vjen pas. Veproni o plera, boll jete po humbin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?