Kronikë

Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia arreston drejtuesin 37-vjeçar (VIDEO)

20 Shkurt, 07:11| Përditesimi: 20 Shkurt, 12:35

  • Share

KORÇË - Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", mesnatën e kaluar, (19 shkurt), ndërsa policia ka arrestuar sot autorin. 

Automjeti i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 37 vjeç, e ka përplasur viktimën, e cila nuk është identifikuar ende, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin "Korçë - Pogradec", bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka përplasur shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen.

G.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?