Foto ilustruese

Kronikë

Aksident i rëndë me motor, dy të rinj në gjendje kritike

8 Qershor 2019, 09:39| Përditesimi: 8 Qershor 2019, 12:24

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy të rinj. Drejtuesi me inicialet S.H., 30 vjeç teksa po udhëtonte me motoçikletë kishte si pasagjer një 11 vjeçar me inicialet A.H. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur më barrierën anësore të rrugës.

Nga përplasja e motoçikletës, dy të rinjë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Të aksidentuarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?