VIDEO/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, makina bie nga lartësia, plagoset shoferi, rëndë prindërit e tij! Shkak ngricat dhe shpejtësia

30 Janar 2022, 10:58| Përditesimi: 30 Janar 2022, 11:19

  • Share

BERAT-  Një familje që po udhëtonte në një mjet, tip Fuoristradë Mitsubishi, me targa AA 531 CA, ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur rëndë kanë mbetur dy prindërit e tij,që udhëtonin bashkë me djalin. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,të cilët kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij. Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se, paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë, që ka sjellë edhe rrëshqitjen e mjetit, që sipas policisë ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur të kontrollojë mjetin. Zona në të cilën ka ndodhur aksidenti është një zonë malore dhe e rrethuar me kodra të shumta,ku dielli arrin të depërtojë vetëm pas mesditës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vin: 30/01/2022 11:47

    Se mar vesh mos ka qene makina e plehrave kjo se ska mundesi qe njerez normale te hedhin plehra keshtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?