Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Elbasan–Metalurgji, ku një automjet ka përplasur një biçikletë që po lëvizte në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, është plagosur drejtuesi i biçikletës, një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për verifikime.
Komento
Komente
