Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 7 persona mes tyre edhe një fëmijë! I mituri në gjendje të rëndë (VIDEO)

8 Gusht 2022, 10:55| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 08:10

  • Share

Një aksident i rëndë është raportuar në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Kallmetit mëngjesin e kësaj të hëne. Report Tv mëson se janë plagosur 7 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve në gjendje kritike është një fëmijë, një burrë dhe dy gra. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. 

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe nga të dhënat paraprake, dyshohet se mjeti tip 'Audi' me targa te Kosovës, ka bere një parakalim te Gabuar, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me 'Foristradën'. Nga aksidenti u bllokua për rreth 1 ore qarkullimi ne te dy anët e superstradës dhe lëvizja u devijua ne aksin e vjetër Kallmet-Dajç.

Ora 11:27
Dalin PAMJET nga aksidenti i rëndë në Kallmet! Dy mjetet bëhen copash, 7 persona të plagosur

 

Pamjet që po shihni janë nga aksidenti i rëndë në Kallmet të Lezhës ku u plagosën 7 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Dy mjete, tip 'Audi' dhe 'Mitsubish' janë përplasur me njëri-tjetrën në aksin Lezhë-Shkodër duke u bërë copash!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 08/08/2022 16:29

    Aksidente ndodhin, por ne Shqiperi ka dy probleme te medha. E para diferenca e shpejtesise mes atij qe respekton rregulloren dhe te tjereve eshte shume e larte dhe e dyta nuk mund te drejtosh mjetin duke pare se çfare ndodh me large se duhet edhe me u ruajt nga gropat. Ne te diaspores nuk jemi mesuar te drejtojme mjetin duke pare 3 metra para makines.

    Përgjigju
  • Droni: 08/08/2022 15:56

    Kush pa videon vute re targat e automjeteve?Audi RSK kurse Pajero Grek... Këta pilotat e diasporës gjithë me majasëll janë dhe marrin në qafë veten e të tjerët.

    Përgjigju
    • Piloti: 08/08/2022 17:53

      E vertete: ketu fajin e ka greku qe duke e pare budallain ne parakalim nuk hidhet me forcat e veta ne kanal por qendron ne rruge e perplaset balle per balle me kamikazin kosovar.

  • demi: 08/08/2022 12:00

    Dikur thuhej "fshataret kane shitur gomeret dhe kane blere bicikleta" tani thuhet SHPELLARET E DROGAXHINJTE KANE MAKINA TE SHTRENJTA.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/08/2022 11:37

    Ai specialisti qe mban dronin edukues me duket eshte me leje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?