Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar ka përfunduar në humnerë pas një kthesë të frikshme.
Burime bëjnë me dije se një automjet i tipit "Benz", ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, pasi shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.
Për pasojë ka mbetur i lënduar 20-vjeçari me iniciale A. L, i cili është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka marrë dëmtime në kokë.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.