Një tjetër viktimë në akset rrugore të Lushnjes. Në orët e para të mëngjesit të 26 tetorit një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një autoveturë.
Aksidenti me pasojë jetën e një 56 vjeçari ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramsh,në kilometrin e tretë të autostradës Lushnjë- Rrogozhinë.
Viktima Mariglen Koçiu ka qenë duke kaluar nga njëra anë e autostradës në anën tjetër teksa është përplasur për vdekje nga një automjet. Policia në vendngjarje ka dokumentuar ngjarjen dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit shtetasin Lulzim Balilaj.
Mbeten si gjithmonë problematike rrugët dhe autostradat pasi kalimi nga njëra anë në tjetrën sidomos në zonat e banuara përbëjnë rrezik të përhershëm për jetën e banorëve që kalojnë aty në mungesë të mbikalimeve apo nënkalimeve.
'Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor "Lushnjë-Tiranë", shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.'
Per cfar duhet ta shoqerojn Në polici shoferin. Ca krimi kabo. As në nje vend te botes nuk ka kembesor ne rautotstrade. Vetem në shqiperi ndodh kjo. Po te ishte ketu ne britani do merresh ne pytje shoferi ne vendgjarje dhe do lihej i lire dhe doti afrohej nje paikolog falas per dramen qe ka kalu. Se ai nuk e ka shtyp me dashje ne autostrade. Flm ngushellime familjes sete djerit.
PërgjigjuPo iku Maringleni ky legeni u qerrua se qelbesire ishte.. u pastrua vendi nga llumrat