Dy aksidente të rënda kanë ndodhur mesditën e sotme në Sarandë dhe Vlorë, ku ka ndërruar jetë një 65-vjeçar shqiptar dhe është plagosur rëndë një 46-vjeçar maqedonas.
Shtetas maqedonas po udhëtonte nga Saranda drejt Ksamilit dhe është aksidentuar në Berdenesh, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një zonë shkëmbore anash saj. Viktima është identifikuar si Ristovski Trajsen, 46 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin "Petro Nako" të Sarandës.
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinën tip "Ford" me targa italiane rreth mesditës së sotme në Orikum të Vlorës në vendin e quajtur fushë Dukat.
Si pasojë e humbjes së kontrollit makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal duke u përplasur edhe me një trung peme. Viktima është Hasan Kalaj, 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend. Ai po udhëtonte me mjetin tip ford me targa italiane CE603YA, ne aksin Orikum-Llogara.