PËRMET - Aksident i trefishtë automobilistik në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë.
Dy automjete kanë qenë me turistë të huaj. Pjesëtarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë ngelur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë.
Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford me targa polake EPI45EY ka goditur automjetin tip Volksvagen me targa AA641ZH e marrë me qira nga familja franceze në Tiranë.
E më pas ka përfunduar me përplasjen me automjetin tip Mercedez Benz me targa LE0010B drejtuar nga një banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar rëndë pjesëtaret e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre të cilët u dërguan me urgjence në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës si dhe pjesëtarë të familjes polake me gërvishtje të lehta.
'Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.', thuhet në njoftimin e policisë.
Në të vërtetë kjo rrugë është tepër e ngushtë.
Përgjigju