Një person mbeti i plagosur, pas përplasjes së një kamioni të tonazhit të rëndë me një foristradë. Aksidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së martës në autostradës Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Pas përplasjes foristrada përfundoi e përmbysur në anë të rrugës dhe për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i saj, i cili i dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethave të këtij aksidenti.