Foto nga aksidenti në Berat

Kronikë

Aksident i rëndë në Berat, një i plagosur me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+FOTOT)

2 Tetor 2018, 18:34| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 18:47

  • Share

BERAT- Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Berat, në vendin e quajtur Uznovë e Madhe, mjeti tip Rover ka dalë nga rruga.

Mjeti drejtohej nga Aleks Balla, 38 vjeç, banues në qytetin e Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake rezulton se mjeti është përplasur me murin dhe një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur pasagjeri Marjus Dushi, 29 vjeç, i cili është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?