Kronikë

Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, 5 të lënduar, makinat kalojnë me një korsi, trafiku ende problematik

30 Gusht 2021, 12:01| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 15:06

  • Share

Gjatë paradites së kësaj të hënë, pas aksidentit të shënuar në tunelin Tiranë-Elbasan, ku janë përfshirë 2 automjete, trafiku vijon të jetë ende problematik dhe pritet të zgjidhet në orët në vazhdim.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet qartë se në brendësi të tunelit, makinat po kalojnë ende nga një korsi, pasi në atë ku ndodhi aksidenti po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të lënduar nga përplasja e dy makinave, tip "Ford ", me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç dhe "Audi",  me drejtues O.Sh., 30 vjeç, kanë mbetur 5 persona.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar menjëherë në spital, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

1630328133_MAKINA1.jpg

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gazi: 30/08/2021 12:31

    Ne tunelin Tiran Elbasan nuk zbatoht shpejtrsia e lejuar dhe per kete fajin e kane ata qe i monitorojne te cilet flene gjume, ne te dy anet e tunelit duhet te kete polici qe te mari te dhenat nga salla dhe ti procedoi shkelesit....

    Përgjigju
  • Loni: 30/08/2021 10:20

    Telefoni kujdes shkaku kryesor edhe vjen kthesa shpejt uuuuuu Mami!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?