Kronikë

Aksident i rëndë në Durrës, vetura përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi! (EMRAT+VIDEO)

3 Mars, 21:03| Përditesimi: 3 Mars, 21:53

  • Share

Durrës- Një aksident i rëndë, me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (3 mars) në Durrës.

Ngjarja u raportua në segmentin Manëz-Kull, kur një mjet me targa AA334FU, me drejtues Muharrem Jakupi, ka përplasur këmbësorin e identifikuar si Seladin Ago.

Për pasojë të goditjes dhe plagëve të rënda, Ago mësohet se ka ndërruar jetë.

Gazetari i Report TV, Artur Korriku, informon se drejt vendngjarjes janë nisur grupi hetimor dhe Policia Rrugore, ndërsa është shoqëruar edhe drejtuesi i veturës në Komisariat, për veprime të tjera proceduriale.

Gjithashtu po hetohet për dinamikën e aksidentit, shkaqet dhe rrethanat.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?