FIER - 51-vjeçari Luftar Braçja, emigrant në Itali, ishte kthyer për pushime në atdhe, por fatkeqësisht humbi jetën në aksident rrugor, pa asnjë faj.
Aksidenti u shënua rreth orës 11:00 në rrethrrotullimin që lidh ByPassin e Fierit me Levanin.
Braçja drejtonte makinën “Skoda”, kur u godit nga pas nga një “Volkswagen” që lëvizte me shpejtësi.
Në automjetin Skoda ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila mbeti e plagosur.
Goditja ishte tejet e fortë. Asnjë shenje frenimi në asfalt. Të dyja makinat përfunduan jashtë rruge, ndërsa të lënduarit, e shtrirë në xhade, pritën për disa minuta ambulancën.
Burime policore konfirmuan për Report TV se shkaktar i aksidentit është drejtuesi “Volkswagen”, Iliri Pujo, i cili mbeti i plagosur në aksident.
Nga hetimet paraprake mësohet se Pujo nuk ka mundur të frenojë, duke goditur nga pas makinën e emigrantit.
Burimet policore thanë se mund të ketë pësuar gjendje të fikëti, duke humbur kontrollin e makinës, megjithatë kjo pritet të verifikohet gjatë hetimeve të thelluara pasi çështja i kaloi prokurorisë.
Nga përplasja mbetën të plagosur gjithashtu dhe dy pasagjerë që udhëtonin në Volkswagen.
Në Spitalin e Fierit, drejtuesi i mjetit Volkswagen dhe gruaja e viktimës janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dinamika e aksidentit
Makina “Skoda Fabia” ka kaluar në nënkalimin e Levanit në sens qarkullimi për në Vlorë. Sapo ka kaluar nënkalimin dhe është futur në rotondo, nga pas është goditur nga automjeti “Volksëagen Passat”, i cili ka dalë nga ByPassi Mbrostar - Levan dhe ka marrë rrethrrotullimin për të hyrë në nënkalim me drejtim autostradën Levan - Tepelenë.
Duke qenë me shpejtësi tej normave të qarkullimit rrugor, ka goditur nga pas mjetin Skoda çka i shkaktoi vdekjen drejtuesit të mjetit dhe u plagos bashkëshortja e tij.
Drejtuesi i mjetit Volkswagen pësoi infarkt, ndërsa dy të tjerët që ishin në makinë me të u plagosën.
Komente

DHE ME KETE VIDEO JU UROJ NJE JAVE TE MBARE....
Përgjigju