Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e banesës! 2 persona të plagosur, njëri me plagë kritike (VIDEO)

21 Gusht, 18:32| Përditesimi: 21 Gusht, 18:49

  • Share

Fier- Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Ndërmenas të Libofshës, në Fier.

Një automjet tip “Citroen”, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier. Burimet nga spitali bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në sallën e operacionit, me dëmtime më të rënda.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Nga pamjet që ka siguruar Report Tv, dallohet qartë shkalla e aksidentit dhe dëmet që mjeti ka pësuar. Madje pranë mjetit dallohen përveç dëmeve, edhe një kapele e vogël verore, si dhe një shapkë teke e kuqe, që besohet se i përkasin të plagosurve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?