Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, pasagjeri humb jetën, gjendet jashtë makine! Shoferi sillet tek Trauma, shkak dyshohet shpejtësia

7 Dhjetor 2024, 08:53| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 13:06

  • Share

Fier- Një aksident me vdekje është shënuar sot (7 dhjetor 2024) në Bypass-in e Fierit, ne vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’. 

Në aksin rrugor "Pojan-Vlorë", Ervis Çela, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka vdekur pasagjeri dhe është plagosur shoferi, që thirrej edhe Genti, u dërgua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore ndërsa trupi i pajetë i pasagjerit u dërgua në morg në pritje për tu identifikuar. 

"Në aksin rrugor "Pojan-Vlorë", shtetasi Genti Çela, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar", informoi sot policia.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, përgjumja e shoferit dhe lagështia në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Xh.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?