Rruga e vdekjes në Fushë-Krujë merr sërish jetë! 3 makina përfshihen në aksident, një viktimë! 3 të plagosur, 2 prej tyre dërgohen te Trauma në Tiranë (VIDEO)

23 Mars 2022, 20:54| Përditesimi: 24 Mars 2022, 11:27

  • Share

Rruga e vdekjes në Fushë Krujë merr sërish jetë! Njolla e zezë e aksidenteve më të rënda rrugore në aksin Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Dervenit është shënuar sërish një aksident tragjik, që i ka marrë jetën një personi.

3 mjete, një makinë tip 'Benz' me targë AA 385 TL', një 'Golf' me targa 'AB 700 XG' dhe një 'Benz' tjetër janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një prej tyre është shkatërruar totalisht. Nga përplasja humbi jetën një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Fillimisht nga aksidenti ka pasur 4 të plagosur, ku tre që ishin në gjendje më të rëndë janë dërguar drejt traumës në Tiranë, por njëri prej tyre ka humbur jetën sapo ka mbërritur. Viktimë mbeti Dervish Allamani , ndërsa dy të plagosurit e tjerë, K.C. ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe E.Y. jashtë rreziku për jetën dhe në gjendje të stabilizuar. Nuk dihet ende dinamika e aksidentit, por dyshimet paraprake janë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Aksi Fushë Krujë-Milot është një prej vitesh konsiderohet nga policia njollë e zezë e aksidenteve rrugore. Report Tv solli disa ditë më parë në vëmendje problematikë e këtij aksi që u ka marrë jetën shumë personave dhe ku janë shënuar disa nga aksidentet më të rënda.

Pranë kryqëzimit të Gramzës, kur sapo kishte kaluar mesnata e 6 marsit u përplasën dy automjete, si pasojë humbën jetën 5 të rinj. Fiks në të njëjtin vend, dy vite më parë nga një përplasje fatale humbën jetën katër persona. Në gjatësinë e rrugës të zë syri lapidarë që kujtojnë edhe viktima të tjera nga aksidentet e mëprashme.

Devi Allamani, viktima e aksidentit
 

Ora 23:27
Aksidenti në Fushë-Krujë, nxirren nga automjetet 29 vjeçari drejtues i njërit prej mjeteve dhe pasagjerja 26 vjeçare

Të tjera informacione dalin në dritë lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Thumanë -Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga automjetet drejtuesin e mjetit K.C, 29 vjeç, dhe pasgjeren, shtetasen  E. Y, 26 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Nga ky aksident humbi jetën një person, Dervish Allamani dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Ora 22:00
Aksidenti trefishtë, ndërron jetë një nga të plagosurit, një tjetër në gjendje të rëndë

Burime për Report Tv nga Spitali i Traumës bëjnë më dije se një nga të plagosurit në aksidentitnThumanë-Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë. Ndërkohë një tjetër është në gjendje të rëndë. Sakaq i plagosuri i tretë paraqitet në gjendje më të lehtë.

Ora 21:15
Aksidenti në Fushë-Krujë-Thumanë, një person mbetet i bllokuar brenda në makinës, nxirret nga forcat zjarrfikëse (VIDEO)

 

Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, ndërsa burime bëjnë me dije se 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Report Tv sjell pamje nga aksidenti, ku një Dervish Allamani kishte mbetur i bllokuar brenda mjetit, dhe forcat zjarrfikëse e nxorrën nga makina, ndërsa u ndihmuan edhe nga mjekët. Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LALA: 24/03/2022 05:05

    Ngushëllimet tona të sinqerta! Një jetë që ikën nuk është mir. Por...por...por... ! Njerëz duhet kuptuar se nuk drejtohet makina me kanunun po me kodin dhe rregullat rrugore për të gjithë njëlloj. Besomëni, një "Fiat Punto,, mundtë hedh në kanal një tank 60-të tonësh.

    Përgjigju
    • Ardiana: 08/04/2022 13:38

      Fiks, jam shum dakord me ju.

    • Ardiana: 08/04/2022 13:36

      Fiks jam shum dakord me komentin tend

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?