Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdesin tre persona

17 Prill 2021, 10:21| Përditesimi: 17 Prill 2021, 15:35

  • Share

Një aksident i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Ljami është konfirmuar edhe nga komandati i Policisë rrugore në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili ka deklaruar se një veturë ka dalur jashtë rrugës, duke u marrë jetën tre personave. Viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj. 

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 Policia është për një aksident në fshatin Raçë .Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashtë rrugës kanë qenë 3 persona, dy kosovare dhe nje nga Shqipëria. Viktima nga Shqipëria është Blerina Meçaj" , ka deklaruar Sahatqija. 

Për Report Tv, Albin Sahatqija,  u shpreh se makina ishte në pronësi të Blerina Meqaj. Në aksident u përfshi vetëm automjeti tip ‘Ford’ ku udhëtonin tre viktima, që u përplas me urën dhe doli nga rruga. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.

Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.

 

1618648592_Screenshot2.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?