Pamje nga vendngjajra

Kronikë

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen 3 persona

18 Korrik, 11:50| Përditesimi: 18 Korrik, 14:24

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Fushë-Krujës në aksin rrugor që lidhet me kryeqytetin.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota, raporton se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet Mercedes dhe në Audi.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet qe shkak i aksidentit të jetë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar.

1752841393_5d5a2dcd02044df1938cd2370a7a02ee.jpeg

1752841431_aa73c000272b4aa7ac1a5c56e845bf18.jpeg

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?