Aksidenti ne Itali

Aksident i rëndë në Itali/ Vdes një shqiptar, 3 plagosen! Makina del nga rruga dhe përplaset me murin (EMRI)

12 Tetor, 09:30| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:09

  • Share

Një aksident tragjik u shënua në orët e para të mëngjesit në provincën e Frosinone të Italisë. Një 32-vjeçar shqiptar, Endri Sejdi, banues në Alatri humbi jetën ndërsa tre persona, bashkëatdhetarë te tij janë plagosur rëndë si pasojë e përmbysjes së një Ford Focus.

Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 në via Morolense pranë Supino.

Për arsye që ende të paqarta dhe që po hetohen nga policia e Anagnit, makina ka dalë nga rruga, duke u rrokullisur disa herë para se të përfundonte duke u përplasur në një mur. 

Tre bashkatdhetarët e rinj të viktimës u shpëtuan dhe u transportuan me urgjencë në spitalin e Frosinones.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?