Policia e Maqedonisë së Veriut

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Kërçovë-Gostivar, 3 të vdekur, 8 të plagosur

19 Prill, 08:22| Përditesimi: 19 Prill, 08:27

  • Share

Një aksident  i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në rrugën Kërçovë-Gostivar.

Të paktën 3 persona ndërruan jetë ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së tre makinavenë fshatin Trapçindol

“Sonte në orën 20:55 është raportuar se në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve fillestare, tre persona vdiqën, tetë persona u lënduan. Disa prej tyre u transferuan në spitalin në Kërçovë, dhe disa në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.

Policia po vijon me hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?