Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)

8 Janar, 23:55| Përditesimi: 9 Janar, 08:20

  • Share

Një aksident i rëndë në aksin Korçë – Pogradec është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Podgorie.

Siç bëhet me dije, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke shkaktuar 1 viktimë, i identifikuar si Aurel Cipi.

'Në aksin rrugor "Korçë-Pogradec" automjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin K. L. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip "BMË", shtetasi A. C., dhe ka  ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Audi" shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.', njofton policia.

Nga informacionet në vendin e ngjarjes mësohet se mjeti tip 'Audi' shkonte nga Korça në drejtim të Pogradecit. ndërsa mjeti tip 'BMW' vinte në drejtim të Korçës. Përplasja ka qenë kokë më kokë, ndërsa mjetet dyshohet që kanë qenë edhe me shpejtësi.

Shkak dyshohet humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve që ka sjellë aksidentin e rëndë, bën me dije gazetari i Report Tv, Armand Braho.

 

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dani: 09/01/2025 09:38

    Vetem ne Shqiperi mund te shikosh makinen e morgut te vendi i aksidentit dhe JO ambulancen.

    Përgjigju
    • Turi: 09/01/2025 10:54

      Jane nikoqire korçaret nuk e harxhojne naften kot. Ashtu si ishte bere makina ishte gati per skrap Ngushellime familjes

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?