Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, makina përplaset me murin pranë karburantit! Shoferi i plagosur dërgohet në spital (VIDEO)

26 Prill, 18:02| Përditesimi: 26 Prill, 18:25

  • Share

Korçë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. 

Një mjet doli nga rruga, duke u përplasur me muret në anë të një karburanti. 

Mësohet se një person (drejtuesi) është dërguar në spitalin e Korçës i plagosur. Paraprakisht bëhet me dije se ai ka humbur kontrollin e veturës së tij.

“Rreth orës 17:40 në aksin rrugor Maliq-Korçë, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore. 

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti, teksa mjeti pas përplasjes është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?