Foto ilustruese

Aksident i rëndë në Kosovë, makina përplas dy të rinjtë! Ndërron jetë 21 vjeçari

1 Janar 2023, 14:55| Përditesimi: 1 Janar 2023, 14:57

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një 21 vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes fatale nga një automjet tip ‘Opel’. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit në rrugën Shtip-Koçan ku automjeti me targa të Shkupit, ka përplasur dy të rinjtë të identifikuar si A.G dhe A.P.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht 21 vjeçari A.G ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.

“Sipas SPB Shtip, rreth orës 05:20 është raportuar se në rrugën kryesore Shtip – Koçan, në vendin e quajtur “Brilliant”, automjeti “Opel Astra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.T. nga Shkupi, ka goditur 21-vjeçarin A.G. nga fshati Kadino i Shkupit dhe tjetrin A.P. nga fshati Trubarevë, Shkup, i cili paraprakisht ka udhëtuar me të njëjtin automjet. Të dy kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Spitalin klinik të Shtipit, ku në ora 7:15 A.G. vdiq, dhe te A.P. janë konstatuar lëndime trupore”-thuhet në njoftimin e publikuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?