Aksident i rëndë në Kosovë/ Tre makina përplasen me njëra-tjetrën, tre të vdekur

26 Mars 2020, 21:48| Përditesimi: 26 Mars 2020, 21:51

  • Share

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Prishtinë – Shkup, ku tre persona kanë humbur jetën pas përplasjes së 3 automjeteve me njëra tjetrën. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.

Mehmeti bëri të ditur se njësitë policore janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?