Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Kosovë! Treni përplaset me makinën, një i vdekur dhe 2 të plagosur

13 Prill, 14:38| Përditesimi: 13 Prill, 14:49

  • Share

Kosovë-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë e për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Sipas informatave dy të lënduarit janë dërguar në emergjencë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

“Sot, rreth orës 12:35 minuta Policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dal në vend ngjarje. Mjeku kujdestar për një person ka konstatuar vdekjen në vend-ngjarje, gjersa të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Në vend ngjarje kanë dal edhe hetuesit e aksidenteve. Është njoftu Prokurori i shtetit”, ka thënë ai./KosovaPress/

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?