Një aksident i rëndë u shënua dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë. Një shtetas shqiptar nga Kosova i cili po drejtonte një makinë me targa sllovene ka hyrë në korsinë e gabuar duke përplasur një makinë me targa kroate.
1 i vdekur e 6 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë. 5 prej të plagosurve janë në gjëndje të rënd, ndërsa vetëm njëri është i plagosur lehtë.
'Aksidenti u shkaktua nga 40-vjeçari shqiptar nga Kosova i cili ishte me makinën e tij personale me targa sllovene. Ai ka qenë duke lëvizur nga lindja në perëndim dhe në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur pjesën e përparme të majtë të një mjeti pasagjerësh me targa kroate, i cili drejtohej nga një shtetas kroat 45 vjeç, raporton media kroate “Index”
Në makinën kroate humbi jetën shoferi 45 vjeçar ndërsa ndërsa pasagjerët e këtij mjeti, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ata ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut.
Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar ndodhen në gjëndje të rëndëd në koma. Një 18-vjeçar ka dalë nga spitali me lëndime të lehta.
Menjëherë pas daljes nga spitali të shoferit 40-vjeçar, policia e Dubrovnikut do të nisë hetimin penal nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit rrugor.