BERAT- Një çift të moshuarish kanë humbur jetën, ndërsa vajza e tyre ka mbetur e plagosur, pasi janë përplasur nga një makinë në Kuçovë, teksa udhëtonin me mjetin e tyre bujqësor (frezë dore).
Aksidenti ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit në vendin e quajtur ‘Rruga e drejtë e Kuçovës’, kur makina me drejtues Artur Kercukun u përplas me frezën që drejtonte Ahmet Kafazi, 81-vjeç, në të cilën ishte edhe bashkëshortja e tij Selushe Kafazi 77-vjeçe dhe vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij, Selushe Kafazi, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajzat e tyre Feruze Barushi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.