Dy persona humbën jetën, pasi zetori me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal. Aksidenti ndodhi rreth ores 14:00 të së mërkurës (10 prill 2024) në Fushe-Kuqe të Kurbinit. Viktimat janë Ismajl Ismaili drejtues i mjetit bujqësor 60-vjeç banues në Fushe-Kuqe dhe Gjin Muhaj 21-vjeç banues në Mirditë.
Shoferi dhe pasagjeri gjetën vdekjen e menjëhershme, pasi u zunë poshte nga zetori i cili u përmbys në kanalin me ujë.
Kane qenë banor të zonës të cilët kanë konstatuar aksidentin dhe kanë tentuar tju japin ndihmën e parë dy përsonave, por ata u gjeten në kanal pa shenja jete.
Trupat e dy viktimave u nxorrën nga uji dhe u dërguan në morgun e spitalit të Laçit. Sipas të dhënave Smajl Ismaili merrej prej vitesh me bujqësi, ndërsa 21 vjeçari nga Rrësheni ishte punëtor. Ata sapo kishin konsumuar drekën dhe ishin nisur për të punuar tokën me mjetin bujqesor. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që u mori jetën dy përsonave.
Një dëshmitar ka parë të gjithë aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Fushë Kuqe. Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia me zetor për të shkuar të punojë tokën dhe 21 vjeçari pasagjer ishte punëtori i tij.
Nuk dihet cili ka qenë shkaku ëq 60 vjeçari humbi kontrollin dhe ra në kanal.
Kishte qenë djali i tij nga Belgjika që kishte hyrë në ujë për ti dhënë ndihmën e parë por viktimat kishin humbur jetën.
“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë” thotë banori i zonës.