Lac- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, të 10 qershorit 2024 në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras.
Dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës, informoi sot policia e Lezhës.
Si shkak i përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, viktima i identifikuar me inicialet K.M., 43 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komento