Një aksident i rëndë sapo është regjistruar në lagjen "Rus" të Shkodrës. Dy persona që udhëtonin me motor ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet u ka prerë rrugën dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Komento
Komente
