Aksident i rëndë në Lagunën e Patokut, dy mjete përplasen pranë zonës bregdetare! 6 të plagosur

23 Tetor 2022, 19:17| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 22:05

  • Share

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut.

Dy mjete janë përplasur pranë zonës bregdetare duke regjistruarnjë bilanc me 6 persona të plagosur. Menjëherë, dy autoambulanca të Laçit janë dërguar të plagosurit në spital. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij të aksidenti. Burime për Report Tv konfirmojnë se disa nga të plagosurit janë nga Tirana dhe janë dërguar në spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi detajet e aksidentit.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?