Aksident i rëndë në Lezhë, 'Benzi' përplas 12-vjeçarin! Niset me urgjencë drejt spitalit (VIDEO)

7 Qershor 2022, 21:23| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 21:35

  • Share

LEZHË- Një aksident i rëndë është regjsitruar mbrëmjen e sotme në Lezhë ku një automjet tip "Benz" ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Gjergj Fishta" ku sipas burimeve, i mituri i ka ndërprerë rrugën mjetit në lëvizje.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit.

Kujtojmë se këto aksidentet e kësaj natyre nuk janë të rralla në Lezhë, jo më larg se një muaj i parë një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë teksa po lëvizte me biçikletë në Myltë të Lezhës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?