Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Aksident i rëndë në Librazhd/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, shoferi dërgohet te Trauma

7 Shtator, 15:30| Përditesimi: 7 Shtator, 16:32

  • Share

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 14:30 në Librazhd, ku një makinë ka dalë nga rruga në një kthesë dhe ka përfunduar 100 metra në një greminë.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i makinës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë.

Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë te jetë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit. Po ashtu edhe rruga e amortizuar, dyshohet të jetë një nga shkaqet e aksidentit.

Ndërsa bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit me një të plagosur.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?