Aksident në aksin Fier-Lushnjë, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët! Shkak parakalimi i gabuar, rëndohet trafiku (VIDEO)

2 Janar 2022, 16:39| Përditesimi: 2 Janar 2022, 21:56

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Benz’ dhe një ‘Opel’.

Për pasojë janë plagosur dy pasagjerët dhe drejtuesi i ‘Benz’-it ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Saktësisht përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip 'Benz'.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ‘Benz’-i është ndalur në barrierën në qendër të autostradës ndërsa ‘Opel’-i ka përfunduar dhjetëra metra më tutje.

Sakaq, siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Trafiku është i rënduar në të dy kahet e lëvizjes, nga Lushnja drejt Fierit dhe anasjelltas.

Njoftimi i Policisë
Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasuar me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip "Benz", të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Nga përplasjet e trefishta te ecja indietro në autostradë, 2022 nis me aksidente rrugore, por pa viktima! Në pak orë 9 të plagosur në vend, mes tyre një 5-vjeçare


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?