Benjamin Lajqi dhe bashkëshortja e tij

Aksident i rëndë në Malin e Zi, humbet jetën çifti shqiptar nga Peja! U përplasën me një tjetër makinë

20 Tetor, 16:24| Përditesimi: 20 Tetor, 16:28

  • Share

Mali i Zi- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme (19 tetor) në Malin e Zi.

Një çift shqiptar nga Kosova, raportohet se ka ndërruar jetë. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi.

Dy bashkëshortët po udhëtonin me automjet, në momentin që u përplasën nga një tjetër makinë në shpejtësi.

I pari humbi jetën i riu nga Peja, i identifikuar si Benjamin Lajqi. Më pas ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij, Sabina Lajqi, e cila edhe pse u shtrua në spital, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, shkruan “Zëri”.

Policia malazeze i tha mediave se ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?