Kronikë

PAMJE të rënda/ Aksident në Manëz të Durrësit, makina përfundon në kanal! 4 të plagosur transportohen drejt spitalit

31 Mars 2023, 16:24| Përditesimi: 31 Mars 2023, 19:35

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit, ku një makinë ka përfunduar në kanal. Për pasojë, janë plagosur 4 persona të cilët udhëtonin në mjetin tip ‘Opel’.

Në pamjet e siguruara nga Report TV, shihet momenti dy prej të plagosurve momentalisht janë lënë anash rrugës nga punonjësit e ambulancës teksa këta të fundit merreshin me shpëtimin e të plagosurve të tjerë që gjendeshin brenda mjetit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, por deri më tani mësohet të lënduarit po transportohen drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas njoftimit të policisë, 3 prej të plagosurve janë identifikuar si S. E, S. H, dhe G.E. Ndërsa i plagosuri tjetër, nuk është identifkuar.

Ndërkohë, policia ka njoftuar ndalimin e shoferit të identifkuar si H.C, i cili fatmirësisht raportohet të jetë plagosur lehtë nga aksidenti i ndodhur. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?