Kronikë

Aksident i rëndë në Memaliaj, 7-vjeçari vdes pas përplasjes së dy fuoristradave, plagosen 2 prindërit e tij dhe 2 ukrainasit (VIDEO)

26 Korrik, 15:34| Përditesimi: 26 Korrik, 16:26

  • Share

Gjirokastër-  Një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit.

Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedez-Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj nga Ukraina.

Nga përplasja, humbi jetën i mituri banor i fshatit Kalivaç në Memaliaj dhe mbetën të lënduar 4 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Mësohet se vogëlushi që humbi jetën ishte pasagjer në një prej mjeteve që u përplasën, teksa udhëtonte me dy prindërit e tij, që gjithshtu u dëmtuan, por pa rrezik jete.

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 14:30.

“Në segmentin Tepelenë-Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë). Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital”, tha policia vendore.

Policia nisi hetimet për shkaqet e aksidentit, por paraprakisht besohet se të dy automjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vëzhguedi: 27/07/2025 00:54

    Jam gati të bë bast që fëmija që humbi jetën, nuk ka patur rrup sigurimi. Kokshpullat d Albanistanir nuk besojnë se ligjet e fizikës aplikohen për ta. Kam parë me sytë e mi, i tmerruar, baba me cigare në dorë si shofer, dhë nënë me fëmijë ne prehërin e saj ngkitur me shoferin !! Të gjithë pa rrip sigurimi !! Kur ila xhamin dhe pyeta shpellarin-shofer, më tha të shikoj punën time. Në të s’ëmës ahpellari, shqetësimi im ishte fëmija. I thashë asaj gjynhaqares se po e do fëmijën, duher se s’bën të vendoste rripin. Vetëm dru nuk hëngra nga kafsha që ngiste makinën. Zero kulurë, zero logjikë, zeto edukatë. Dhe 7 vjeçari i rdhës i vdekur, fatkeqësisht !!!!

    Përgjigju
  • DYLI: 26/07/2025 21:32

    DERRA DO JU DENOJ ZOTI TERE JETEN PO HE.....ECNI ME SHPEJT ECNI SE KOKEN DO AHNI

    Përgjigju
  • emigranti: 26/07/2025 16:42

    gjynah! jane gangot qe ecin me 300km ne ore se policia nuk u ben dot gje ...

    Përgjigju
  • Or tej: 26/07/2025 15:45

    Ukrainasit duhet te kene me teper kujdes sepse nuk po luftojne me ruset or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?