Një autobus turistik që po kthehej në Nju Jork në SHBA u përmbys në një autostradë kryesore, duke shkaktuar deri më tani 1 viktimë dhe të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, autobusi me mbi 50 pasagjerë u përmbys në autostradën I-90, pranë zonës Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të qytetit Buffalo.
Disa nga pasagjerët janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbeten ende të bllokuar brenda. Operacionet e shpëtimit janë në vijim.
Ndërkohë, disa nga pasagjerët raportohet se janë hedhur jashtë autobusit në momentin e përmbysjes.
“Ka disa të plagosur rëndë dhe, siç sapo u njoftua nga policia, edhe disa viktima,” deklaroi sherifi i qarkut Erie, Mark Poloncarz, në platformën X (ish-Tëitter).
Komente
