Kronikë

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, vdes turisti suedez! Motori i tij u përplas te kryqëzimi i Gjadrit me makinën, shoqërohet shoferi (VIDEO)

8 Korrik, 11:31| Përditesimi: 8 Korrik, 12:07

  • Share

Lezhë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ditën e sotme, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.

Një turis i huaj, 58-vjeçar suedez, ka humbur kontrollon e motorit, duke u përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kurse policia shoqëroi për hetime drejtuesin 67-vjeçar.

"Te kryqëzimi i Gjadrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. Sh., 67 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin suedez, G. P., 58 vjeç, i cili ka humbur jetën, si pasojë e përplasjes. 67-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme", njoftoi policia vendore pas hetimeve paraprake.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?