Lezhë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ditën e sotme, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
Një turis i huaj, 58-vjeçar suedez, ka humbur kontrollon e motorit, duke u përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kurse policia shoqëroi për hetime drejtuesin 67-vjeçar.
"Te kryqëzimi i Gjadrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. Sh., 67 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin suedez, G. P., 58 vjeç, i cili ka humbur jetën, si pasojë e përplasjes. 67-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme", njoftoi policia vendore pas hetimeve paraprake.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Komente
