Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës (VIDEO)

19 Janar 2021, 12:41| Përditesimi: 19 Janar 2021, 13:05

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Bushat.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, duke gjetur vdekjen. Ngjarja në afërsi të fshatit Beltojë në aksin Shkodër-Kryebushat. 

"Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 19/01/2021 17:43

    Aksidentet ndodhin sepse policia rrugore nuk ka asnje deshire per te rritur sigurine rrugore por ka deshire vetem te mbushe xhepat e shefave, drejtoreve dhe drejtoreve te drejtorive qendrore!! Nevojiten nje "MJAFT MË!!" dhe nje qilizem e metodes se menaxhimit te policise rrugore. Policet nuk duhet te vene me gjoba, ate ta bejne aparaturat, policia rrugore te merret vetem me ndohmen dhe asistencen e qytetareve qe perdorin rrugen, ne mjet apo ne kembe qofshin. Njerezit gjithashtu duhet te edukohen se si te ecin ne rruge,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?