Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë tek ura e Vasil Shantos.
Një automjet luksoz tip BMW është përplasur me makinën e policisë. Për pasojë janë dëmtuar dy punonjës policie dhe shoferi e pasagjeri i mjetit tjetër që aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës duke marrë trajtim mjekësor.
"Rreth orës 05:15, te ura e "Vasil Shantos", janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip "Skoda" i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip "BMW" dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip "Skoda", njofton policia.
Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Kur eshte hera e fundit qe ato vijat e bardha jane rinovuar,se gati nuk dallohen nga pjesa tjeter e asfaltit?
PërgjigjuKane qene te pergjumur mbasi nuk kane respektuar rregullat e qarkullimit
PërgjigjuMengjezi heret,eshte i rrezikshem kur nuk respekton semaforin,duke menduar qe nuk ka makina ne qarkullim dhe ecen serbes.Sigurisht,nje nga makinat,,kane vepruar keshtu.
Përgjigju