TIRANË - Mwngjesin e sotwm Gëzim Muçaj, 28 vjeç, nga Mneri i Sipërm i Tiranës, vëlla i vetëm i 6 motrave, ishte nisur herët për punë, por fati ishte shkruar ndryshe.
Mblodhi kolegët që punonin në të njëjtën kompani dhe u nis si çdo ditë nw punw.
Rrugës, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Kodër Kasharit diçka shkoi keq, automjeti që ai drejtonte u përplas me trafik ndarësen rreth orws 05:00. Për fat askush nuk u lëndua, por 4 të rinjtë dolën jashtë të shihnin dëmet në makinë gjatë përplasjes. Në këtë moment, pa i vënë re, një automjet që drejtohej nga Ismail Laçe, përplasi 4 djemtë, goditje që rezultoi fatale për shoferin Gëzim Muçaj.
Pavarësisht ndihmën së shpejtë, 28-vjeçari mbërriti i pajetë pranë Spitalit të Traumës. Në gjendje të rëndë dhe me politraumë janë kolegët e tij, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci, ndërsa Eduart Ripa paraqitet në gjendje stabël dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të përplasjes fatale.
'Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe. Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim. Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale', njofton policia.
Viktima Gëzim Muçaj
Foto: Gëzim Muçaj
Report Tv ka siguruar foton e 28-vjeçarit që ndërroi jetë sot pas aksidentit të rëndë në aksin Tiranë- Durrës, Gëzim Muçaj.
Raportohet se i riu ishte djalë i vetëm, lindur pas 6 motrave.
Komente
