I apasionuar pas motorave sportivë dhe garave, ndërron jetë 40-vjeçari në Tiranë! Goditi nga pas betonieren, pësoi fraktura dhe hemorragji (VIDEO)

25 Qershor 2022, 16:27| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 18:01

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari të identifikuar si Erald Totilla ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Unazën Lindore në Tiranë. Totilla po drejtonte motorin e tij kur goditi nga pas betonieren që drejtohej nga Astrit Halilaj, 41 vjeç.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se motori është shkatërruar tërësisht pasi është ndarë në dy pjesë ndërsa dëmtime ka pësuar edhe betonierja.

Mësohet se Erald Totilla u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë pasi kishte pësuar fraktura dhe ka hemorragji. Ai ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe grupi hetimor për të zbardhur detajet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Ora 17:35
I apasionuar pas motorëve sportiv dhe garave, del FOTO e 40-vjeçarit që ndërroi jetë! U përplas me betonieren në Tiranë

1656171370_Sequence03.00102100.Still022.jpg

Erald Totilla është 40-vjeçari që humbi jetën pasditen e kësaj të shtune pasi u përplas me betonierën kur po drejtonte motorin. Report Tv ka siguruar fotografinë e 40-vjeçarit që duket se ishte i apasionuar pas motorave sportivë dhe garave.

Komento

Komente

  • XHA JAHO: 27/06/2022 08:54

    Betonieria ka qene ne orar te ndaluar nga bashkia me ligj te vendosur nga kjo e fundit .Duhet qe dikush te mbaje pergjegjesi se iku nje jete njeriu. Te ndodhte kjo gje jashte do kishin dhene dorheqje Kryetari i Bashkise,Ministri Transporteve, i Rendit . Ngushellime djalit qe humbi jeten.

    Përgjigju
  • Toto: 25/06/2022 19:10

    Totilla... yyyyy sa kishte pa e degju! E njohin mire kto ali dem - rruga elbasanit! Si e sjell zoti gjynah, nuk ka vdekur qe ska lene gje pa bo, Shkon e vdes me motor! Si shume shoke tjere qe po vdesin vitet e fundit...

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/06/2022 18:36

    Nuk eshte betoniere, sepse betonieret nuk levizin pa leje nga bashkia e Tiranes dhe Erion Instalacioni e mban fjalen qe thote. Po tha jo , jo .

    Përgjigju
  • alba: 25/06/2022 17:59

    VAZHDON MARREZIA NE RRUGET SHQIPTARE ,,,HERE ME MOTORRA,,E HERE ME MAKINA...HAJVAN MILET....

    Përgjigju
    • emri: 25/06/2022 19:20

      nje hajvan me pak ne rruget e shqiperise thuaj. Darvini e ka parashikuar pikerisht kete aksident shume kohe me pare. mire qe nuk mori dhe ndonje tjeter me vehte po iku qete qete ky boti thuaj, pasi e kuptoi cfare eshte betoniera, se njihte vetem motorat.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?