Tiranë- Një tjetër aksident me motor dhe me pasoja të rënda ka ndodhur në vend dhe këtë herë në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 07:50 të mëngjesit të sotëm (25 Shtator), në Valias të Kamzës, kur mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Komento