VIDEO+FOTO/ Vdes në aksident shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë! Automjeti me targa diplomatike u përmbys në rrugë, afër TEG-ut

12 Maj 2023, 00:03| Përditesimi: 12 Maj 2023, 11:02

  • Share

TIRANË - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës të së enjtes pranë TEG-ut.  Një automjet me targë CD, tip 'Hyundai Tucson' që i përket një trupe diplomatike të akredituar në Tiranë dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin. Mjeti me targa diplomatike u përplas fillimisht me banderolën metalike të rrugës dhe më pas me bordurën.  Shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, Sergei Mironov ka humbur jetën dhe një tjetër i identifikuar si Andrea Kukuviç është plagosur.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në automjet po udhëtonin 2 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Shoqëruesi i ambasadorit rus nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për spital. Gjendja e të plagosurit është e rëndë pasi ka pësuar politraumë, ka marrë dëmtime në të gjithë trupin dhe është në trajtim intensiv.

Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet shkak i aksidentit të rëndë të makinës së ambasadës ruse. E njëjta makinë, me shpejtësi të lartë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore edhe më herët. Dy herë është regjistruar me 137 km/h më 31 mars në orën 00:18 dhe 171 km/h në datën 5 prill në orën 22:02. Në njërin prej rasteve, policia e ka ndjekur mjetit deri në afërsi të ambasadës ruse por nuk ka mundur ta ndalojë. Ambasada ruse, përmes rrugëve zyrtare është njoftuar për sjelljen e keqe në rrugë të mjetit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Pamjet tregojnë se automjeti është përmbysur pas përplasjes me bordurën anësore.

1683843725_Polish20230512002023296.jpg

Pamje nga përplasja

Ora 09:20
Vdiq në aksidentin pranë TEG-ut në Tiranë, identifikohet viktima, shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë (EMRAT)

1683876035_1683844113aksidenti.jpeg

Është identifikuar viktima i cili ndërroi jetë dje në saj të një aksidenti te TEG-u. Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se shoqëruesi i ambasadorit rus, Sergei Mironov vdiq pasi mjeti që po drejtonte u përplas me banderolën metalike të rrugës duke u përplasur me bordurën. 

“Tiranë

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftim.

Ora 00:25
Aksidenti i rëndë në Tiranë, makina me targa diplomatike përfundon e përmbysur në rrugë (FOTO)

1683844113_aksidenti.jpeg

Report Tv sjell pamje nga makina me targa diplomatike që u përfshi në aksidentin e rëndë në Tiranë përfundoi e përmbysur në mes të rrugës.

Komento

Komente

  • Iris: 12/05/2023 03:29

    To much Vodka !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?