Foto ilustruese

Kronikë

Aksident i rëndë te ‘Shkalla e Tujanit’ / Përplasen dy automjete, humb jetën 29-vjeçari

17 Prill, 17:59| Përditesimi: 17 Prill, 18:02

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’ në Tiranë. Dy automjete janë përplasur, ku për pasojë njëri prej drejtuesve të njërit mjet, 29-vjeçari M. Sh., ka humbur jetën.

Në spital është dërguar menjëherë edhe pasagjeri në mjetin e viktimës, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë, ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri në të njëjtin automjet, shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?